ALARMANTE/ “5.5 ton produkte ushqimore të skaduara”, AKU ndërmerr aksionin dhe jep njoftimin e rëndësishëm

0
326

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë ka inspektuar 113 biznese për ditët e para të vitit 2020.

Nga kontrollet një subjekti i është vendosur gjobë 300 mijë lekë, ndërsa 51 të tjera janë paralajmëruar. “Janë bllokuar 0.0004 ton produkte ushqimore të konstatuara të pasigurta për konsum human” thotë AKU-ja.

Gjithashtu janë asgjësuar 5.536 ton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi me kërkesë të vetë subjektit, po sipas AKU-se. Gjatë kontrolleve janë marrë edhe 6 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here