Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në Elbasan është miratuar kryetare e re e PS në këtë qark deputetja Evis Kushi.
Kujtojmë që ajo është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe është anëtare në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.
Nga viti 1998 deri në vitin 2013 ka qenë lektore në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Në vitin akademik 2008-2009 ka qenë lektore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti Ekonomik, Maqedoni. Në vitet 2012-2013 ka qenë dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.