Google search engine
Home Lifestyle “Ishte kohë e humbur, kuptuam që…”, u ribashkuan pas 6 vitesh, Jul...

“Ishte kohë e humbur, kuptuam që…”, u ribashkuan pas 6 vitesh, Jul Deda flet për raportin me Gent Zenelajn: Së shpejti me projekte të reja!

0
379

Pas disa vitesh hatërmbetje, duket se ‘mosmarrëveshjet’ mes Gentian Zenelaj dhe Julian Dedës janë lënë pas dhe tashmë ata janë sërish miq të mirë si më parë.

I ftuar në “Rreze Dielli” Julian Deda ka treguar se marrëdhënia me Gentin, tashmë është siç ka qenë dikur dhe se vitet kur ata nuk flisnin, i konsideron kohë të humbur.

“U rikthyem sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Treshja jonë është një treshe organike, jo e stisur. Të tre jemi në pozicionin e tij, në mënyrë organike, kur marrim materialin e ndjejmë cili rol është për kë. E dimë sa do të flasë tjetri, mjafton një shikim me sy. Ribashkimi qe krejt i thjeshtë sikur s’kishte ndodhur asgjë. Me Gentin ishte e njëjta gjë, edhe pas disa vitesh që nuk  flisnim. Pas dy ditësh ikëm edhe në Ersekë. Kur pimë kafen e parë, kuptuam që nuk kishte asgjë për tu sqaruar, as nuk kemi pse merremi. Boll është një kohë e humbur këto vite që nuk kemi patur bashkëpunim, dhe nuk ia vlen të humbim më asnjë minutë nga sot e mbrapa.” shprehet Julian Deda.

Në “Rreze Dielli” aktori i humorit tha se së shpejti do të ketë edhe projekte të përbashkëta mes tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here