Zbardhen detajet nga operacioni i FNSH në Durrës, ja kush është arrestuar tjetër përveç efektivëve të policisë

0
258

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer një operacion të gjerë në zonën e Durrësit ku gjithsej janë lëshuar 19 urdhër ndalime.

TCH raporton se janë shoqëruar 9 punonjës policie, 2 oficerë të Policisë Gjyqësore (OPGJ), 2 inspektorë të Mbrojtjes së Territorit, 1 punonjës i njësisë Manëz dhe 5 qytetarë. Ata akuzohen për shpërdorim detyre për shkak të veprimeve korruptive, fshehjes e mosevidentimit të ngjarjeve kriminale, mos-marrje të kallëzimve, favorizim të ndërtimeve pa leje.

Mësohet se dy OPGJ-të manipulonin provat në vendngjarje, ndërsa inspektorët e policisë nuk referonin ndërtimet pa leje.

Operacioni i FNSH-së është realizuar në Sukth, Manëz dhe Shijak.Hetimi për këtë çështje ka nisur që në qershor të 2019-ës, ndërkohë që nga policia apo prokuroria nuk ka ende një reagim zyrtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here