SPAK bën lëvizjen e fundit për dosjen e ish-deputetit Ndoka

0
270

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka kaluar në gjykim dosjen penale ndaj ish-deputetit Arben Ndoka dhe 11 personave të tjerë të akuzuar për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës. Sipas prokurorëve të SPAK, ata kanë konsumuar veprën penale “falsifikim i dokumenteve”, “falsifikim i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “shpërdorim i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal.

Akuza është pushuar vetëm për Zef Ndokën, me arsyetimin se është bërë pronar i një trualli pa dijeninë e tij.

Gjatë seancës paraprake të gjithë të akuzuarit kanë mbajtur qëndrim mohues për akuzën, duke kërkuar pushimin e çështjes. Kjo çështje është një nga shtatë fraksionet e dosjes se famshme numër 339.

Të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234 548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here