Paralajmërimi i liderit suprem të Iranit ndaj Shqipërisë, “blindohet” kampi i muxhahedinëve në Manëz

0
299

Përshkallëzimi i konfliktit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Iranian pas vrasjes së gjeneralit, Qasem Solemani , ka shtuar vigjilencën e autoriteteve shqiptare në pjesën më të ndjeshme ndaj kësaj situate, kampin “Ashraf 3” të muxhahedinëve në Manëz. Në këtë kamp ka masa të shtuara pas paralajmërimit që edhi nga Irani.

“Në këtë moment ajo që shohim është përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran. Regjimi iranian ka vrarë dhe masakruar njerëz të ndryshëm në Lindjen e Mesme dhe janë përqëndruar dhe te muxhahedinët në Irak. Grupi i muxhahedinëve erdhën në Shqipëri në bazë të marrëveshjes me Kombet e Bashkuara, më parë ishim në Irak. Jemi pritur mjaft mirë nga shqiptarët dhe ndihemi mirë këtu në Manëz. Jemi të sigurt dhe nuk ka ndonjë kërcënim për shqiptarët” tha këshilltarin ligjor i MEK, Bezat Safari për Ora News.

Safari konfirmoi edhe masat shtesë të sigurisë në kamp.

“Siguria është rritur rreth e rrotull këtij vendi. Regjimi iranian është me të vërtetë një kërcënim ndaj të gjithë vendeve europiane por edhe muxhahedinëve që ndodhen në Shqipëri. Ishte shenjë shumë e mirë nga qeveria shqiptare që shpallën nongrata ambasadorin iranian. Mendoj se Shqipëria është një vend i sigurt”.

Ndërkohë duke komentuar deklaratën e udhëheqësit suprem të Iranit Khamenei, i cili e cilësoi Shqipërinë një vend të vogël djallëzor në Europë dhe e kërcënoi për mbështetjen e dhënë ndaj MEK, përfaqësuesi i opozitës iraniane tha se vetë regjimi iranian është një regjim djallëzor.

“Irani është një regjim shtypës, Irani është një regjim djallëzor dhe një nga vendet kryesore sa i përket terrorizmit ndërkombëtar.Në këtë moment regjimi iranian është një regjim fashist, ka përhapur dhunë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here