Nëpërmjet një njoftimi të LSDM në Maqedoninë e Veriut, thuhet se “vendimi i Gjykatës Penale që miratoi aktakuzën kundër Trajko Veljanovskit, Mile Janakieskit, Spiro Ristovski dhe Vlladimir Atanasov për organizimin e dhunës së 27 prillit, është vërtetim se OBRM-PDUKM qëndron pas hyrjes së dhunshme në Kuvend”.
“Që të ndalojnë ndërrimin e pushtetit dhe t’i mbrojnë kriminelët nga radhët e tyre, OBRM-PDUKM organizoi hyrje të dhunshme ku u sulmua rendi kushtetues por kishte edhe tentim për vrasje të deputetëve, gazetarëve dhe të punësuarve në Kuvend”, shprehen nga LSDM.
Sipas tyre, 27 prilli është fytyra e vërtetë e regjimit dhe e OBRM-PDUKM, e cila vazhdon edhe me kryetarin Hristijan Mickoski.
“Mickoski jo vetëm që nuk u distancua nga dhunuesit, por ai dhe partia e tij vazhdojnë t’i mbështesin ato”, shprehen nga LSDM duke vlerësuar se 27 prilli është data më e errët në historinë e demokracisë dhe se përgjegjësi duhet të ketë.
“Në procedurë gjyqësore të hapur duhet të dënohen të gjithë që kanë organizuar, porositur dhe zbatuar dhunën e 27 prillit”, shprehen nga LSDM.