Mbrojtësi amerikan i Ajaxit, Sergino Dest, u largua nga kampi stërvitor i klubit në Doha të Katarit, pasi ndjehet i shqetësuar nga situata politike në Lindjen e Mesme.
Klubi holandez e konfirmoi se 19-vjeçari kërkoi leje të kthehet në Amsterdam shkaku i situatës së tensionuar midis Iranin dhe SHBA. Kjo për shkak të vrasjes së gjeneralit të lartë iranian, Qasem Soleimani, në Bagdad më 3 janar.
Kriza politike mes vendeve i ka ngritur shqetësimet për një luftë të mundshme në Lindjen e Mesme, edhe pse presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sugjeroi ditën e djeshme se nuk do të kishte përgjigje ushtarake ndaj sulmeve iraniane në bazat amerikane në Irak.