Irani: Operacioni në Irak ishte vetëm nisja e sulmeve kundër SHBA në rajon

0
254

Komandanti i forcave ajrore të Gardës revolucionare të Iranit tha sot se sulmet kunër bazës ajrore amerikane të Ain al-Assad në Irank ishin vetëm pika e nisjes së operacionit që do të përfshijë të gjithë rajonin.


Brigadier Gjeneral Amir-Ali Hajizadeh tha se sulmet e operacionit të quajtur “Soleimani Martir” do të godasin postet më të rëndësishme amerikane në rajon.


“Sulmet nuk kishin si objektiv të shkaktonin viktima. Ne duam të godasim makinerinë ushtarake të armikut,” theksoi ai.


Të premten sulmet ajrore amerikane vranë Gjeneral Qassem Soleimani, komandantin e forcave speciale të gardës, dhe Abu Mahdi al-Muhandis, komandantin e dytë të njësive speciale ushtarake të Irakut mes të tjerëve, pranë aeroportit të Bagdadit.

Gjeneral Soleimani kishte fituar një reputacion si komandanti më i famshëm anti-terror në Lindjen e Mesme që ka bashkëpunuar me disa forca kundër grupeve terroriste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here