Idajet Beqiri tregon detajet: Izet Haxhia ka dhënë dëshmi për 27 krime të Berishës para SPAK

0
339

I ftuar në emisionin “Arena”, avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka thënë se klienti i tij ka dhënë dëshmi para SPAK për 27 krime që sipas tij i ka kryer ish-kryeministri dhe ish-shefi i Haxhisë, Sali Berisha.

Beqiri: Izet Haxhia ka bërë një përmbledhje me 23 krime të kryera nga ish-shefi i tij (Sali Berisha), kjo u formësua në padi për SPAK, sepse një hetues që do të jetë pjesë përbërëse e Byrosë Kombëtare të Hetimit e mori në pyetje Haxhinë, për 23 pikat, që tanimë kanë vajtur 27, dhe në 18 ditë i është marrë padia me 143 faqe. Ato nuk janë thjeshtë deklarime, ai ka trajtuar vrasje, për shembull vrasjen e Shkëlqim Haklajt, me detaje e ka përshkruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here