Google search engine
Home Aktualitet Ekzekutori është i huaj, ky është modeli i snajperit italian me të...

Ekzekutori është i huaj, ky është modeli i snajperit italian me të cilin u vra Kastriot Reçi që u ndoq për një javë. Porosia dyshohet se u bë nga një grup rival në Veri të Shqipërisë!

0
402

Ngjarja e rëndë që ndodhi para disa ditësh, ku mbeti i vrarë biznesmeni i njohur, Kastriot Reçi, tronditi mbarë opinionin publik. Të tjera detaje kanë dalë në dritë për modelin e përdorur të armës së ekzekutimit që është një snajperit italian. Siç shihet edhe në foto, snajperi është model “Sabatti”, një markë italiane me një numër unik “5R621”.

Kjo armë, ka dy pjesë të ndara, dylbi dhe pjesët e silenciatorit. Burime nga grupi hetimor i thanë Dosja.al, se kjo armë është një nga armët më të sakta për ekzekutimin. Arma tashmë ka mbërritur në laboratorin shkencor në Tiranë, dhe mund të duhen 2 ose 3 javë për të zbuluar gjurmë gishtash. Armës i janë montuar të dyja pjesët, dhe ajo është përdorur e plotë në rastin e ekzekutimit të biznesmenit Reçi. Snajperi ka një rreze prej gati 250 metrash, ndërsa distanca e vrasjes ka qenë mbi 100 metra në vijë ajrore.

Hetuesit besojnë se vrasja është me pagesë, por ekzekutori nuk është shqiptar. Kjo së pari për dy arsye, në Shqipëri ende nuk ka të dhëna për një snajper që kryen vrasje me pagesë, dhe e dyta, për këtë vrasje janë investuar një sasi tejet e lartë parash, përfshirë edhe marka italiane e snajperit, që sipas hetimit, të çon përtej Adriatikut.

Snajperi i vrasjes
Po të njëjtat burime bëjnë me dije se viktima është ndjekur për gati një javë për të gjetur momentin e duhur për të realizuar vrasjen. Autori mund të jetë edhe një shtetas i huaj, i cili është ndihmuar nga porositësit e vrasjes, të cilët dyshohen se janë një grup rival me shumë ndikim në Veriun e Shqipërisë. Hetuesit besojnë se vrasja është me pagesë, por ekzekutori nuk është shqiptar. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here