Policia Financiare në Itali ka goditur sot një nga klanet më të fuqishme të mafies në Messina, që kishte aktivitet ilegal në fushën e lojërave të fatit të paligjshme.
Operacioni i koduar “Last Bet” ka bërë që të sekuestrohet një pasuri prej plot 10 milionë euro, ndërsa pronar i tyre ishte Domenico La Valle. Dëshmitë përpara oficerëve të policisë të disa mafiozëve (bashkëpunëtorë të drejtësisë) kanë bërë që të sekuestrohet një pasuri e konsiderueshme e vënë në mënyrë të paligjshme. La Valle dyshohet se kishte lidhje me klanin e fuqishëm mafioz Trovato, shkruajnë mediat italiane.
Në janar 2019, La Valle është dënuar me 13 vjet burg për një sërë akuzash, ku përfshihen aktivitet mafioz , krim fiskal, dhunë private, përvetësim i paligjshëm me zhvatje e dhunë.
Autoritetet italiane kanë urdhëruar sekuestrim të pasurisë së tij, të vënë në mënyrë kriminale. Ky sipërmarrës kishte nën kontroll biznesin e lojërave të fatit e të basteve ilegale në gjithë territorin e Messinës, e kishte lidhje të forta të forta me klanin mafioz Trovato.