Ambasada Amerikane, ambasada Hollandeze dhe ajo Zviceriane në Tiranë janë sponsorizuese të emisionit që transmetohet në TVSH ’31 minuta’.
Këtë herë, ambasada ka kërkuar vëmendjen e të gjithëve për puntatën që ky emision do të transmetojë nesër.
Kjo pasi në qendër do të jenë koncesionet, lejet e ndërtimit si dhe ‘ligji i bilbilfryrësve’ ose siç njihet ndryshe ligji për spiunët në administratë.
“Koncesionet, lejet e ndërtimit dhe ligji i bilbilfryrësve janë tre temat në qendër të serisë së 31 Minuta që do të transmetohet nesër. Programi 31 Minuta prodhohet nga RTSH Radio Televizioni Shqiptar dhe Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA, Ambasadës Hollandeze dhe Ambasadës Zviceriane. Ndiqeni nesër, ora 20:35, në RTSH”, fton Ambasada Amerikane në faqen e saj zyrtare.
Ky emision sipas asaj që vetë njofton paraprakisht, do të sjellë koncesionin e firmosur nga qeveria Berisha për Uzinën e Përfunimit të Naftës në Cërrik, babëzinë e ndërtimeve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit si dhe dështimin e ‘ligjit të bilbilfryrësve’.
“Kemi degjuar, kemi debatuar, jemi ndare ne pro dhe kunder koncesioneve, per nje mije e nje arsye, por historia qe do te sjellim neser ne 31 Minuta ua kalon shume prej arsyeve, edhe atyre ligjore. Ne fundin e saj, qeveria Berisha ne vitin 2013 firmosi dhenien me koncesion te Uzines se Perpunimit te Naftes ne Cerrik. Biznesi qe mori persiper koncesionin u angazhua te investonte 48 milione euro per te risjelle ne jete nje uzine te vjeter ne teknologji. 6 vjet me pas uzina, sipas kontrates, uzina duhej te ishte duke dhene frytet e investimit. Ne fakt, ne vendin ku ajo shtrihej sot ka mbetur vetem germadha e nje oxhaku qe te kujton se dikur ekzistonte. kompania qe fitoi koncesionin e ka shitur te teren per skrap.
Termeti i 26 nentorit nxorri ne vemendje babezine e ndertimeve ne bregdetin e Durresit dhe atye te Golemit, aty ku tani ka me shume hotele se sa rere. Por nese kjo zone veshtire se disiplinohet me nga pikepamja urbane dhe demi qe i kemi bere natyres eshte gati i parikuperueshem, nje tjeter bukuri natyrire sic eshte Shengjini ka patur te gjitha shanset te mos degradoje si Durresi. Themi ka patur sepse tani mes ndertimeve dhe erozionit, edhe Shengjini rrezikon te mbetet pjese e historise ne foto.
U trumpetua se do te sillte nje hov te ri ne luften kunder korrupsionit, sidomos sa i perket atij ne administraten publike. Tre vjet pas miratimit dhe hyrjes ne fuqi, ligji i ashtuquajtur i bilbilfryresve ka deshtuar. Ne tre vjet ka patur vetem nje denoncim te nje rasti korrupsioni, nderkohe qe njerezit duket se nuk kane besim te shteti, pavaresisht garancive ligjore qe jep ligji”, thuhet në promon e emisionit.