Dorëhiqen nga detyra dy gjyqtarët e Apelit/ Ja çfarë pritet nga KLGJ

0
863

Stavri Kallço ka dhënë dorëheqjen nga detyra e gjyqtarit. Kjo konfirmohet edhe nga rendi i ditës së mbledhjes që do të shqyrtojë pr/vendimet mbi emërimin e gjyqtarëve të diplomuar për magjistratë. Shkak për dorëheqjen e Kallços është fakti se ai është në prag të moshës së pensionit.

Gjithashtu dorëheqje ka paraqitur edhe Marina Rraboshta.

Të dy gjyqtarët e dorëhequr janë në Gjykatat e Apelit në Korccë dhe Shkodër.

Në mbledhjen e KLGJ-së pritet emërimi i 15 gjyqtarëve që jnë diplomuar në shkollën e magjistraturës në vitin 2018-2019.

Rendi i ditës në mbledhjen e KLGJ

1. Shqyrtimi i projektvendimeve lidhur me emërimin gjyqtarë të diplomuarve për magjistratë në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2018-2019, si më poshtë:
1. “Për emërimin gjyqtar të znj. Erlanda Agaj”;
2. “Për emërimin gjyqtar të z. Marko Boshku”;
3. “Për emërimin gjyqtar të znj. Elisabeta Gjoni”;
4. “Për emërimin gjyqtar të z. Klejda Çapja”;
5. “Për emërimin gjyqtar të z. Artur Prenga”;
6. “Për emërimin gjyqtar të z. Mirjan Mustafaj”;
7. “Për emërimin gjyqtar të znj. Kostandina Kuro”;
8. “Për emërimin gjyqtar të znj. Iva Zemani”;
9. “Për emërimin gjyqtar të znj. Enisa Shahini”;
10. “Për emërimin gjyqtar të znj. Ema Shaholli”;
11. “Për emërimin gjyqtar të z. Shkëlzen Liçaj”;
12. “Për emërimin gjyqtar të z. Xhevdet Lika”;
13. “Për emërimin gjyqtar të z. Ligoraq Toshi”;
14. “Për emërimin gjyqtar të z. Hazbi Balliu” ;
15. “Për emërimin gjyqtar të z. Florin Demollari”

(Bashkëlidhur projektvendimet dhe relacionet përkatëse, përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës.)

2. Shqyrtimi i projektvendimit lidhur me kërkesën e gjyqtarit Osman Aliu për pagimin e pagës si gjyqtar, gjatë periudhës së pezullimit dhe për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit.

(Bashkëlidhur projektvendimi dhe relacioni përkatës, përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës.)

3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, të gjyqtares Marina Rraboshta për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here