Të tjera detaje dalin në dritë nga ekzekutimi i biznesmenit Kastriot Reçi, sot në Rrëshen.
Sipas News24, viktima dyshohet të jetë autor i ekzekutimit të 9 shtatorit të vitit 2016, ku mbeti i vrarë ish-drejtori i OSHEE-së Sajmir Jakut. Por kjo akuzë nuk u provua asnjëherë, ndërkohë që Reçi nuk u arrestua.
Ky i fundit u vra teksa dilte nga lokali i tij në Rrëshen, ndërsa ishte i shoqëruar nga një shok.
Kujtojmë se në prill të 2017-ës Reçit iu vra edhe vëllai i tij në Romë. Dyshohet se vrasja e Gaspër Reçit të jetë bërë si hakmarrje për vrasjen e Saimir Jakut.
Ndërkohë vrasja e Kreshnik Gjinit dyshohet të jetë bërë në hakmarrje të vrasjes së Gaspër Reçit. Në secilën ngjarje morën pjesë dy autorë, por për asnjërën prej tyre nuk është ndaluar apo arrestuar njeri.