Planet për të krijuar një parti të re? Ralf Gjoni e thotë hapur, bashkë me Rudina Hajdarin dorëzojnë në Kuvend peticionin

0
230

Deputetët, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni të mbështetur nga përfaqësues të nismës ‘Thurje’ kanë depozituar sot në Kuvend një peticion të firmosur nga mbi 50 mijë qytetarë ku kërkojnë disa ndryshime në Reformën Zgjedhore. Gjatë fjalës së saj Hajdari falenderoi qytetarët që i janë bashkuar kësaj nisme.

“Kanë 30 vite që e kanë zaptuar Shqipërinë. Falenderoj çdo qytetar që i është bashkuar kësaj nisme. Duam të jemi në gjendje të kërkojmë vullnetin e çdo partie politike. Ju faleminderit shumë qytetarëve që i bashkohen kësaj nisme”, tha Hajdari.

Ndërsa Gjoni deklaroi se pas reformës në drejtësi sfida më e madhe mbetet ndryshimi rrënjësor i Reformës Zgjedhore.

“Kjo ka të bëjë me hapësirat që duhen krijuar në parlament. Pas reformës në drejtësi sfida më e madhe është ndryshimi rrënjësor i reformës zgjedhore Ky do të jetë viti i së vërtetës. Nuk është koha për parti të reja. Do kemi mundësi të flasim gjatë javëve në vazhdim”, deklaroi Gjoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here