Google search engine
Home Aktualitet Ekzekutohet në Tropojë para karburantit të tij biznesmeni, Policia dhe dy grupe...

Ekzekutohet në Tropojë para karburantit të tij biznesmeni, Policia dhe dy grupe FNSH ‘blindojnë’ zonën

0
288

Një vrasje ka ndodhur në mesnatë në orën 23:32 në Bajram Curr të Tropojës. Viktima është identifikuar si Guxim Gjyriqi, rreth moshës 47 vjeç.

Biznesmeni është qëlluar me armë para karburantit të tij në rrugën e spitalit, në lagjen ”Partizani”. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se Gjyriqi është ekzekutuar me armë zjarri sapo mbylli lokalin i cili ndodhet afër karburantit të tij. Nuk dihen ende autorët e krimit, ndërsa policët e Tropojës, Kukësit si dhe dy grupe të FNSH kanë ‘blinduar’ zonën për të gjetur autorin e kësaj vrasje.

Informacioni paraprak 

Më datë 05.01.2020, në orën 23:32, në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen “Partizani” , është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G.Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here