Ditën e sotme ‘Open Data Albania’ ka publikuara deklaratat e pasurisë për çdo anëtar të KLGJ-së.
Për anëtarin Maksim Qoku bëhet e ditur se është pronar i 3 apartamenteve, 2 në Tiranë dhe një në Sarandë, si dhe i 3 pasurive të paluajtshme së bashku me bashkëshorten e tij Elona Qoku.
Apartamenti i banimit me sipërfaqe 121.3 m2, është me vlerë 8 491 000 lekë ndërsa shuma e detyrimit të shlyer nga Z. Qoku është 50 000 Euro, e cila përfaqëson edhe vlerën përfundimtare të detyrimit që deklaruesi ka për blerjen e apartamentit, pasi është ulur çmimi pas marrëveshjes me ndërtuesin.
Qoku është pronar i një tjetër apartamenti banimi në Tiranë me sipërfaqe 80 m2, të blerën në vitin 2004 në vlerën 3 000 000 Lekë. Burimi i të ardhurave për likuidimin e detyrimit është nga punësimi si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranë që nga viti 1995 dhe nga ushtrimi i profesioni avokat për periudhën 1996-2007.
Anëtari i KLGJ ka dhe një apartament banimi në Sarandë me sipërfaqe 57.6 m2, të blerë në vitin 2012 në shumën 2 995 200 Lekë. Burimi i të ardhurave për likuidimin e detyrimit është nga mësimdhënia në fakultete private në Kosovë dhe Shqipëri, kursime nga ushtrimi i profesionit të avokatit dhe nga punësimi i bashkëshortëve.
Sipas deklaratës së tij të publikuar nga aksesipërdrejtësi.al ai është bashkëpronar i pasurisë së paluajtshme, tokë arë me sipërfaqe 4 000 m2 të fituar me vendim gjyqësor dhe të regjistruar në ZRPP; pronar 100% i pasurisë së paluajtshme, tokë arë me sipërfaqe 3 300 m2 të blerë në 28.09.2010 në shumën 1 029 600 Lekë, me burim të ardhura nga punësimi ndër vite dhe nga punësimi i bashkëshortes (kursime); pronar 100% i pasurisë së paluajtshme, tokë arë me sipërfaqe 1 500 m2 të blerë në vitin 2010 në shumën 388 500 Lekë, me burim të ardhura nga punësimi ndër vite dhe nga punësimi i bashkëshortes (kursime).
Qoku ka një auto veturë të tipit Citroen të blerë në vitin 2004 në shumën 250 000 lekë, me burim të ardhura nga paga dhe shpërblime pranë Fakultetit të Drejtësisë. Kurse bashkëshortja e tij Elona Qoku, pronare e një Toyota MP, vit prodhimi 2011 të blerë me vlerën 6 000 Dollarë.