Era e fuqishme që po fryn sonte në Tiranë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Më herët raportuam për pemë dhe shtylla të rrëzuara, ndërsa së fundmi ka rënë fasada e një godine të vjeter tek Komuna e Parisit.Siç shihet edhe në foto, është rrëzuar muri ballor tek Qendra e Veprave të Artit, e njohur ndryshe si studioja e skulptorëve, që ndodhet në lagjen Komuna e Parisit, në Tiranë.
Stuhia i ka lëshuar tullat mbi një automjet që ndodhej i parkuar poshtë godinës. Mjeti i demtuar është tip Fiat 500 me targë AA500RY.









































