Atentati ndaj kryebashkiakut të Lushnjes/ Vjen reagimi i parë nga opozita, aleati i Bashës nxjerr prapaskenat e rënda dhe bën kërkesën urgjente: Mund të jetë fillimi i fundit….

0
347

Pas atentatit ndaj kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, ka reaguar edhe opozita.

Aleati i Bashës Agron Duka shkruan se situata në vend është shumë e rëndë, pasi përdorimi i lëndëve luftarake si granata, mbetet prova më e fortë e dështimit të Shtetit.

Ai bën apel për drejtësinë e re që të zbardhë ngjarjen.

Agron Duka shkruan:

“Atentati ndaj kreut të bashkisë së Lushnjes, në këtë kapërcyell vitesh, na kujton edhe njëherë situatën reale në të cilën ndodhet vendi. Paçka se rrethanat e ngjarjes mbeten për t’u sqaruar, guximi i krimit për të mësyrë në zyrat e Bashkisë, përdorimi i lëndëve luftarake si granata, mbetet prova më e fortë e dështimit të Shtetit. Një produkt i qartë i simbiozës së politikës me krimin, që në disa qytete të vendit është autoriteti i vetëm që kontrollon territorin. Nuk ka përgjigje të lehta për zgjidhjen e kësaj nyje që prej vitesh po mbyt shoqërinë tonë, megjithatë ndëshkimi i modeleve të propozuara nga Rilindja dhe të denoncuara nga Opozita dhe mediat, vendase dhe të huaja, mund të jetë fillimi i fundit. Duke uruar shërim sa më të shpejtë të të plagosurve, bëj apel për një hetim dhe ndëshkim shembullor të ekzekutorëve nga ana e institucioneve të reja të drejtësisë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here