Zbulohen detaje të reja/ Rrëfehet autori që i mori jetën shqiptares në Francë: Bëmë seks dhe pastaj e mbyta

0
331

Një krim i rëndë tronditi Francën dhe më pas edhe Shqipërinë, kur u mor vesh se viktima ishte shqiptare.

Brunilda Sadushi ishte nënë e një fëmije 3 vjeç dhe punonte si prostitutë por një klient i mori jetën.

Sipas prokurorit, i riu nga Kana kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me shqiptaren të cilën më pas e mbyti dhe e transportoi në Mougins, rreth 9 kilometra larg, për ta zhveshur dhe për ta djegur pjesërisht.

“I riu pranoi se e kishte takuar viktimën në 24 dhjetor natën, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, pasi – për shkaqe që do të konfirmohen më vonë – humbi arsyen e tij, e kishte mbytur atë dhe pasi kishte bërë këtë veprim zgjodhi ta transportonte viktimën në një vend që ai e dinte që ishte i përshtatshëm që të zhdukte trupin ” tha prokurori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here