Vazhdon më ashpër përplasja, Bes Kallaku nxjerr blof Ermal Mamaqin, zbardh mesazhet edhe me Encën: E mora në telefon direkt pas emisionit…

0
259

Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku, duket se nuk arritën ta sqaronin çështjen në privat, por zgjodhën të flisnin gjerë e gjatë në Instagram.

I pari që reagoi ishte Ermal Mamaqi, i cili ndër të tjera tha se “i vjen keq nga komentet e Besit te Luana”.

Përsa i përket komentit të Besit për Encën, Ermali e quan “të pakuptimtë dhe fyes”.

Nga ana tjetër, Besi u shpreh se i kërkoi falje Encës për komentin, të cilin e quan “batutë”.

Mesa duket, sipas Besit, gjithë ky debat po shfrytëzohet nga Mamaqi për t’i dhënë rëndësi filmit “I Love Tropoja”. Ai ironizon krahasimin e Mamaqit me Samir Manen dhe Vasil Naçin dhe shprehet se “dëshiron t’i ngjajë Ijes”. Shifrat e biletave të shitura nga “Dy gisht mjaltë”, Besi i krahason me ditët e tij në Qendrën Vullnetare të Bubqit, ngritur pas tërmetit të 26 nëntorit.

Bes Kallaku shkruan:

“Meqe u bo kaq e madhe, pa asnje qellim te keq nga ana ime. E meqe edhe mu po me shkrujn yyyyyyy ca kishte shkrujt Ai ashtu per ty e ca kishte thon per ty.

2 sqarime te vogla. Ences i kerkova ndjese per batuten direkt sa kishte dale ne portale. Por zgjodhi kte menyren tjeter te pergjigjes. Mgjs e vlersoj personalisht per cfare ka arritur dhe skam pas kurre asgje me te e me askend.

E dyta, shokut tim Ermalit kete batuten “un kam qef me bo humor kurse Ermali do me bo biznes” ja kam thene ne emisionin e tij “Xing” kur isha i ftuar edhe pse e preu ne montazh. Kete heren e dyte, kemi folur ne tel 1 dit pasi ishte regjistruar “Shiko kush luan” edhe i kam thene ne tel, o lok thashe kete gje per ty, je me i mire se un ne biznes por jo me humorist une. Me te qeshur dhe urime mbyllem tel me njeri-tjetrin.

Tani kur gjerat shiten sikur nuk dihen edhe po i degjojm per here te pare kjo me vret. Ne krejt karrieren time skam bere asnje hap duke ofenduar kend, duke kerkuar pritagonizem ne “skandale” portalesh apo duke mohuar punet e te tjereve. As nuk dua te konkuroj me askend, ne fund publiku eshte ai qe jep vlersimin. Suksese secilit ne punen e tij sepse as nuk e mendova qe behej nje vorbull e tille. Kushdo qe do ta shfrytezoje kete gje per ti shtuar kureshtjen punes se tij mbare i shkofte edhe u befte me i madh se Zamiri e Vasili. Respekt.

Un dua ti ngjaj Ijes time dhe dua te jem gjithmone Besi qe jam. Qellimi im eshte te mbajm sa me gjate Qendren Vullnetare ne Bubq ku kemi fiks 30 dite qe me shpirt mundohemi per ti sherbyer bashkfshatareve te mi pas asaj fatkeqsie. Shifra e vetme qe dua te arrij eshte ndertimi i sa me teper shpiave ne Bubq. Zoti ju rujt.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here