Aktorja e njohur Arjola Demiri ishte e ftuar dje në emisionin “E diell”, ku tregoi se djali i saj nuk e lejon të çojë mashkull në shtëpi, kur u pyet si do ta presin fëmijët, një partner të ri në jetën e saj.
“Ta kisha Rubinin këtu dhe të tregonte ai. ‘As mos guxo të vijë ndonjë mashkull tjetër në shtëpi. Jam i pari dhe i vetmi’ më thotë”, tregoi Arjola dhe më pas shtoi: “Rubini më thotë: Mami ty nuk të meriton njeri, ti duhet të kesh një mashkull multimiliarder, që të të mbajë në pëllëmbë të dorës”.
E pyetur si e do mashkullin, Arjola u përgjigj duke qeshur: “Ja ashtu siç thotë Rubini”. Më pas aktorja bukuroshe tregoi se mashkulli krah saj duhet ta vlerësojë, ta pranojë me të metat, me fëmijët, me karrierën, të ketë sens humori dhe para”.
Kujtojmë që Arjola Demiri është e divorcuar nga babai i djalit të saj.