Juliana Pasha është një ndër këngëtaret shqiptare që na ka përfaqësuar në festivalin europian. Mbrëmjen e djeshme ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Shiko kush Luan’ ku u përballë me një pyetje pikante në “Ndaje ose Haje”.
Pyetur se sipas saj, cila ka qenë performanca më e mirë dhe më e dobët e Shqipërisë në Eurovizion, këngëtarja ka preferuar të japë një përgjigje. “Më e mira ka qenë e Eugent Bushpepës dhe më e dobëta e Frederik Ndocit”, ka thënë Juliana.
Kujtojmë se në përfaqësimin e Bushpepës në Eurovizion, Pasha e ka mbështetur publikisht këngëtarin përgjatë gjithë rrugëtimit të tij. Këtë të shtunë, të ftuarit në “Shiko Kush LUAN” kanë patur jo pak për të ndarë me publikun.