Producenti Flamur Beqiri u vra në një antentat me armë zjarri para vilës së tij në sy të gruas dhe djalit të tij të mitur, natën e Krishtlindjes.
Flamuri punonte si producent i disa artistëve të njohur në Angli dhe referuar fotove të publikuara në rrjetet sociale duket se çifti bënte një jetë të shtrenjtë, ndërsa bashkëshortja e tij, Debora Beqiri, shoqërohej me emra të njohur të fushës së artit dhe të modës në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo duket se është mikeshë e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Orës. Kjo lidhje e ngushtë mes tyre tregohet përmes fotove të publikuara me Ritën, por edhe me motrën e saj në rrjetin social Instagram.
Gjithashtu në llogarinë e saj në “Instagram” nuk mungojnë fotot me Victoria Beckham.
Por pas publikimit të fotove nga të gjitha pothuajse nga të gjitha mediat Debora Beqiri ka vendosur që të fshijë të gjitha fotot.