Përplasje të forta në Kuvendin e Malit të Zi, deputetët serbë nxirren me forcë jashtë sallës nga Garda (Video)

0
340

Tensione, debate dhe dhunë ka pasur në seancën e fundit në Kuvendin e Malit të Zi, teksa pasti dikutime për ligjin për Liritë Fetare.

Pas debateve, në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme, pjesëtarët e sigurimit të Kuvendit nxorrën me dhunë nga salla deputetët e opozitës serbe të Frontit Demokratik (FD), pasi bllokuan votimin e Ligjit për Liritë Fetare. Deputetët u shoqëruan më pas në Qendrën e Sigurimit shtetëror në Podgoricë. Po kështu një nga deputetët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiç bëri thirrje për luftë, duke kërkuar që të jenë në gatishmëri të gjithë bashkëlúftëtarët e shtetit të tij.

Në seancën e djeshme, kryetari i Kuvendit, Brajoviç kërkoi që deputeti Mandiç të mbajë llogari dhe përgjegjësi se po bën thirrje për lúftë. Më pas në Kuvend u votua ligji për liritë festare edhe u refuzuan ndryshimet e paraqitura nga mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe (SPC).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here