Astrit Patozi bën deklaratën që nuk pritej: Pse PD bën sikur kërkon zgjedhje të parakohshme

0
345

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, deklaroi se Partia Demokratike nuk i dëshiron zgjedhjet e parakohshme”, pasi, sipas tij, “nuk jep shenja” dhe “nuk po rrit presionin ndaj qeverisë”. Koordinatori i Bindjes Demokratike nënvizoi se koha i ka dhënë të drejtë kësaj partie, e cila mori pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit.

“PD bën sikur kërkon zgjedhje të parakohshme, por nuk i do. Nuk jep shenja që kërkon zgjedhje. Nuk po rrit presionin ndaj qeverisë, e ka me nge këtë punë. Nuk jam penduar aspak. Neve na dha të drejtë koha sepse thamë që zgjedhjet do të bëhen dhe nuk do të ketë konflikt. Kështu ndodhi. Të tjerët duhet të pendohen sepse bënë zgjedhjen e gabuar. E vetmja zgjidhje në rend demokratik, pavarësisht problemeve, janë zgjedhjet”, tha Patozi në A2. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here