Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka masakruar me levë bashkë me disa persona të tjerë, një shtetas, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.
Një burim i sigurt pranë policisë i tha gazetares Anila Hoxha se, i dyshuari quhet Mariglen Hoxhallari, me detyrë punonjës në Gardën e Republikës. Ai po kërkohet pasi është vendosur nën hetim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.
Nga hetimet e deritanishme si edhe nga këqyrja e vendngjarjes rezulton se punonjësi i Gardës bashkë me persona të tjerë kanë sulmuar dhe kanë qëlluar shtetasin Ismet Llesho./ TCH