Sipas Policisë është shpallur në kërkim gardisti i Gardës së Republikës, Mariglen Hoxhallari. Ditën e djeshme, gardisti 35 vjeçar ka dhunuar bashkë me disa persona të tjerë shtetasin Ismet Llesho.
Hoxhallari tashmë është nën akuzë për ‘vrasje e mbetur në tentative’ ndërsa ende policia nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e 35 vjeçarit.Ngjarja mes tyre ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, pas një sherri për motive të dobëta që nuk ka lidhje me detyrën e tij si punonjës garde.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë janë ende të pazbardhura.