Plas sherri në Kuvend, ministri i Brendshëm rreh në sy të të gjithëve deputetin (VIDEO)

0
388

Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Kuvendin e Republikës Serbe. Ministri i Punëve të Brendshme, Dragan Lukaç ka sulmuar fizikisht deputetin e PDP-së, Drashko Stanivukovic.

Gjatë fjalimit të mbajtur në foltoren e Kuvendit, Lukaç i është drejtuar Stanivukovicit se ai nuk ka të drejtë të flasë për NATO-n, pasi sipas tij ka qenë shumë i vogël gjatë kohës së bombardimeve.

“Nuk e di ti si është kur aeroplanët e NATO-s të fluturojnë mbi kokë”, dëgjohet duke thënë Lukaç.

Madje ai i bëri me dije Stanivukokvicit dhe deputetëve tjerë të opozitës, se do të “përfundojnë si flamujt e vegjël të NATO-s” që i mbanin në duar.

E kur Stanivukovic iu afrua Lukaçit, fillimisht i hodhi një grusht me letra në fytyrë dhe më pas e goditi me shuplakë. Për ta qetësuar situatën, kryetari i Kuvendit ka kërkuar pushim të seancës.

Kujtojmë që Stanivukovic kishte futur në sallën e Kuvendit disa flamuj me logon e NATO-s, e gjatë diskutimit për reformat e programit, i është ofruar Millorad Dodikut dhe Radovan Vishkovicit mbi të cilët i hodhi flamujt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here