“Nderi i qarkut Dibër” për Haxhi Lleshin që kreu gjenocid mbi shqiptarët/ Reagon PD, lëshon thirrjen urgjente: Turp historik, Rama ta anulojë, s’mund të dekorohen xhelatët

0
304

Pas dhënies së titulli “Nderi i qarkut” për Haxhi Lleshin pas vdekjes, vjen reagimi i fortë i Partisë Demokratike.

Dhurata Çupi, ish-deputete e PD në një postim në “Facebook”, e cilëson një turp historik dhe thotë se me urdhër të Haxhi Lleshit janë ekzekutuar dhjetëra të pafajshëm gjatë regjimit komunist. Ajo i kërkon kryeministrit Edi Rama të anulojë këtë urdhër për këtë akt të turpshëm të Qarkut të Dibrës. Dhënia e titullit ka qenë në rendin e ditës së mbledhjes së sotme të Këshillit të Qarkut Dibër dhe është miratuar por nuk dihet ende motivacioni.

Titulli i nderit për Haxhi Lleshin: Nje turp historik

Një turp që duhet anulluar. Nuk mund të dekorohen xhelatët- me urdhër të cilëve janë ekzekutuar dhjetra e qindra të pafajshëm.
Ky është rikthim në antivlerat dhe anti-njerëzit e komunizmit. Një turp për Shqipërinë e 2019 dhënia e titullit te “nderit të Dibrës : ish Kryetar i Presidiumi të Kuvendit Popullor , ish- sekretarit të parë dhe anëtar i ish- Komitetit Qëndror, Haxhi Lleshi.
Bijtë e ish komunistëve, tashmë në pushtet, nuk po lënë figurë të sistemit gjakatar komunist, pa e kujtuar dhe rikthyer në piedestal. Një turp historik, vlerësimi dhe titujt për individë që me urdhëra direkte kane vrarë e ekzekutuar dhjetra të pafajshëm gjatë regjimit komunist.
Dhënia një titulli të tillë për xhelatin e Dibranëve, dhe familjeve me emer Matjane, është i papranueshëm dhe duhet të anullohet një orë e më parë.
I bëj thirrje Kryeministrit të kërkojë anullimin e urdhërit të tij për këtë akt të turpshëm të qarkut të Dibrës.
Koha e komunistëve dhe bijve të tyre ka marrë fund para 30 vitesh. Promovimi i tyre nga ky pushtet, pas 3 dekadave është i papranueshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here