Kritikat pas festivalit, artistja e njohur ka dy fjalë për Alketa Vejsiun: I ke një borxh Arilenës këtë

0
342

Mbrëmjen e kaluar Arilena Ara u shpall fituese e Festivalit të 58-të në RTSH.Artistja u vlerësua me 67 pilë nga juria shqiptare dhe ajo e huaj.Megjithatë, fitorja e saj ka ngjallur shumë komente dhe tashmë njerëzit janë ndarë në dy pjesë.

Të shumtë janë ata që nuk kanë rënë dakord me fitoren e Arilenës dhe në vorbullën e këtyre komenteve, Adelina Ismajli ka disa fjalë, për fituesen dhe për artin shqiptar.

“Ku është ajo Shqipëria që dikur ka çmuar artin? Arilena Arën për herë të parë e kam parë duke kënduar “They don’t care about us”. E admirova sepse për herë të parë pas kaq shumë kohësh po shihja një shqiptare që shkatërronte skenën dhe mua bashkë me energjinë e saj. Nuk kishte buzë të bëra, nuk buzëqeshte zvarrë. Nuk ishte servile. Nuk i shëtiste gazetarët. Nuk i paguante. As me trup, e as me para, e as me këndim”, shprehet Adelina për Arilenën.

Më pas shton se Alketa i detyrohet një borxh Arilenës.

“Alketa Vejsiu mbrëmë i mbeti borxh Arilenës. Ishte hera e parë prej dekadash që ndër shqiptarë po fitonti arti dhe artisti. Jo lëmoshët për gazetarët e rrobaqepsia, jo mafia e politikani, jo luksi fallco i korrur në lëndinat e “koncerteve” që mbajnë erë bajgash. Alketa si femra e parë shqiptare që ka arritur të mbajë mbi supe peshën e dhjetra spektakleve, mbrëmë sikur u struk nga çmenduria e afyre që sponsortë po i shanin me SMS. Nuk u ekzaltua siç u ekzaltova unë”, shkruan ndër të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here