Krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Arben Kraja pritet të zgjedhë drejtuesin e ‘FBI-së’ shqiptare (Ja rregullat e forta që duhet të plotësojnë oficerët)

0
308

Byroja Kombëtare e Hetimit pritet të nisë punën së shpejti, tashmë pas ngritjes dhe të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë struktura mbështetëse e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion që do të hetojë korrupsionin në nivelet më të larta të zyrtarëve, por dhe veprat që janë kryer nga grupet e strukturuara kriminale. Kreu i SPAK Arben Kraja pritet të zgjedhë drejtuesin e BKH, i cili do të ketë “pas vetes” 60 Oficerë të Policsë Gjyqësore (OPGJ) që do të kenë rolin e hetuesve.

Rregullat do të jenë tepër të rrepta dhe për vetë oficerët-hetues që do të bëhen pjesë e BKH pasi dhe ata duhet t’i nënshtrohen verifikimeve ekstra siç është poligrafi ose e njohur si makina e së vërtetës. Në fillim të muajit nëntor të këtij viti, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli njoftimin për aplikime pranë kësaj strukture, por në atë kohë mos-zgjedhja ende e kreut të SPAK e la pezull procesin.

“BKH do të ketë në përbërje 60 hetues. Aplikantët për pozicionin e drejtorit dhe hetuesit të BKH-së duhet të dinë që procesi i përzgjedhjes do të jetë shumë rigoroz dhe sfidues. Ai është përcaktuar në Ligjin për SPAK-un dhe do të vlerësojë aftësitë profesionale, integritetin si dhe aftësitë mendore e fizike të aplikantëve”, thuhet mw tej nw njoftimin e KLP.

RTV Ora ka mësuar se aktualisht drejtuesi i SPAK Arben Kraja, është duke nxjerrë aktet ligjore për këtë procedurë,  të cilat do të behen publike së shpejti ku do të hapet edhe gara për kandidimin për kreun e BKH. 

Të gjithë oficerët e kësaj strukture të re të drejtësisë duhet të përmbushin standarde të forta, siç vepron FBI-ja në Amerikë. Këtyre oficerëve dhe familjarëve të tyre do t’ju monitorohen llogaritë bankare, si dhe telefonatat do të jenë nën kontroll.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here