“Erdhi i pirë dhe më abuzoi verbalisht mua para 150 personave”, drejtoresha rrëfen incidentin me Laert Vasilin

0
258

Drejtoresha e ‘Shtëpisë-Studio Kadare’, Ana Shkreli, ka rrëfyer një incident të ndodhur disa muaj më parë me aktorin Laert Vasili.Reagimi i saj vjen pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje dhe të një fotoje më të cilën aktori pretendon se është dhunuar nga protestuesit tek Teatri Kombëtar.

Artistët e mbrojtjes së teatrit thonë se Vasili ka provokuar në ambientet jashtë Teatrit duke grisur disa banderola.Shkreli ka treguar se në promovimin e librit të Botimeve Çabej para disa muajve, Vasili ka shkuar i dehur në promovim dhe ka abuzuar verbalisht me bashkëpunëtorët e saj dhe me të për të cilët ajo thotë se ishin rreth 150 persona.

Ajo shkruan:

Laert Vasili në promovimin e librit te Botime Çabej para disa muajsh ka ardhur i pirë dhe ka abuzuar verbalisht bashkëpunëtorët e mi dhe mua në momentin që me mirësjellje i treguam se vendet e para ishin të rezervuar për relatuesit. Këtë gjë e ka bërë përpara një salle me rreth 150 persona në sy të të gjithëve. Boll”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here