Vrasja e Kostandin Kacifas gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA në Gjirokstër më 28 tetor të 2018, nuk do të hetohet nga SPAK-u. Pas shkrirjes së Prokurorisë për Krime të Rënda, kjo dosje do të kalojë për kompetencë në Prokurorinë e Gjirokastrës.
Sipas abcnews.al shkrirja e Prokurorisë për Krime të Rënda, ka bërë që një numër shumë i madh dosjesh të transferohen në vendet ku janë kryer vepra penale. Një ndër to është edhe dosja e ekstremistit grek Kostandin Kacifas, që është transferuar për kompetencë në Prokurorinë e Gjirokastrës. Kjo ngjarje shkaktoi debate të mëdha, pasi nacionalistët e konsideruan vrasje shtetërore.