Fundi i polifonisë nacionalo-presidenciale kundër kriminelit Edi Rama

0
341

Edhe sot ka vazhduar polifonia kundër takimit  për minishëngenin ballkanik, ku padyshim ‘armiku i kombit ngelet kryeministri Rama. Gjithë kori i zërave që sulmojnë kreun e mazhorancës dirigjohet nga një grup opozitar i pakënaqur në Shqipëri dhe përforcohet nga linjat e tyre partnere në Kosovë.

I vetmi që flet me gjysëm zëri është Sali Berisha, për arsyen e vetme që kjo ide është mbështetur shumë fort nga ai në terma që krijonin Jugosllavinë e re, ndërkohë ky projekt është shumë më i moderuar. Të gjithë të tjerët e kanë shtratin e qelbit në presidencë, nga ku projektohet dhe materializohet  sulmi antiramë.

Melodia nacionaliste e të revoltuarve nis e mbyllet në argumentin e vetëm; pse nuk u përfshi Kosova në këtë samit. Se ku qëndron tradhëtia në veprimin e shtetarit numër një të Shqipërisë me politikat e shtetit shqiptar, askërkush nuk është në gjendje ta kuptojë.

Kryeministri i Kosovës nuk ka pyetur qeverinë shqiptare për asnjë veprim të tijin në raport me Serbinë, apo vendet e rajonit dhe përgjithësisht politika kosovare është e prerë në këtë aspekt.

Askush prej tyre nuk pranon bashkërendimin e politikave me vendin amë, por ngrenë zërin deri në revoltë nëse vjen ndonjë këshillë nga pala shqiptare. Pala shqiptare me në krye Edi Ramën ka kërkuar shpeshherë të ngrejë nivelin e marrëdhënieve midis dy shteteve dhe një kombi në mbledhje të përbashkëta qeverish, marrëdhënie që janë sabotuar gjatë gjithë kësaj kohe si rezultat i qëndrimit refrektar të kryeministrit Haradinaj.

Dihet qartë që politika kosovare i ka të kushtëzuara lëvizjet e saj, për arsye se statusi aktual nuk i lejon të jetë shumë e pavarur në lëvizjet e saj dhe si e tillë udhëhiqet nga faktori ndërkombëtar, kryesisht ai amerikan. Në rastin konkret, lëvizja e Edi Ramës në raport me Serbinë dhe Maqedoninë është një lëvizje e pavarur e shtetit shqiptar, që nuk ka pse e marrë dorën as nga Ramushi apo zëra opinionistësh të paguara nga politika e Tiranës.

Që Ramushi  dihet shumë mirë se në lëvizjet e tij është i komanduar nga Ilir Meta dihet qartë, pasi kanë dëshmuar ‘love pasion’ prej kohësh para opinionit publik. Kjo dashuri krijoi precedentin e raporteve të prishura të Ramushit me amerikanët, gjë që u pasua me largimin e tij nga qeveria.

Përsa i përket kakofonisë politike-mediatike në stigmatizimin e Edi Ramës si e keqja antikosovë, nuk është e vështirë të kuptosh se zërave kundër i erdhi një rast i artë në dorë për të afishuar teknologjinë e përbaltjes ndaj tij. Këtij zjarri është vetë Edi Rama që  i hedh benzinë duke e shfrytëzuar si një mundësi të artë për të qëndruar ne mes të flakëve që mesa duket në rastin konkret shërbejnë vetëm për efekt kinematrografik, pa i djegur asnjë qerpik, apo qime mjekre nga ajo që i ka marrë ‘borxh’ Ismail Qemalit.

Histeria e nacionalistëve të pëvëluar nis nga zyra e Ilir Metës dhe përfundon në kokën e këtij të fundit si boomerang, por që fatkeqësisht nuk i sjell mendttë këtij të fundit kur i rikthehet në kaptinën inteligjente.

Nesër është ditë e re dhe vendi do përballet me realitetin tërmet, realitet që do të jetë një sfidë e vështirë për qeverinë shqiptare.

Nesër  do të harrohet mishëngeni dhe deri nga muaji shkurt a mars do i harrohet emri  derisa të sajohet një samit i radhës.

Nga nesër Edi Rama duhet të mendojë seriozisht për pasojat e tërmetit, pasi ngritja e tij në sondazhe në nivelin e 63 përqindve për përballimin me sukses të emergjencës,  do të përballet me një realitet të ri, rindërtimin e shtëpive për të pastrehët.    

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here