Pas vendimit të Prokurorisë, Ervin Salianji nxjerr skenarin e ri, publikon të tjera audio-përgjime dhe jep paralajmërimin e fortë: Nesër në orën 10…

0
349

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji iu është rikthyer sërish çështjes “Babalja”, ndërsa ka ripublikuar disa përgjime ku dëgjohet se si Fredi Alizoti flet me disa persona.

Salianji në një deklaratë për mediat ka publikuar prova të reja të patranskriptuara nga Prokuroria, rreth dosjes “Babale”. Ai tha se dëshmitari Alizoti është paguar për të dëshmuar, duke shtuar se hetimet u devijuan qëllimshëm. Mes të tjerash demokrati tha se prokuroria nuk i ka publikuar këto përgjime.

“Ne sot po ju paraqesim disa prej përgjimeve ku paguhet dëshmitari Alizoti prej drejtorit dhe nëndrejtorit të policisë së Fierit të asaj kohe dhe shumë përgjime të tjera që nuk janë transkriptuar në shkelje të ligjit nga ana e Prokurorisë. Sajimi i dëshmitarit të rremë zbulohet dhe me përgjimet zyrtare të prokurorisë. Fredi Alizoti pranon se po merr para dhe nuk e ka problem të bëjë burg”, tha Salianji.

Gjithashtu Salianji paralajmëroi se nesër në orën 10 do të publikojë fakte të reja.

“Nesër në orën 10 do të kemi fakte dhe prova të reja shkencore të cilat janë në fashikullin e Prokurorisë dhe janë marrë me vendim gjykate që faktojnë në mënyrë më të plotë dhe ta padiskutueshme të gjithë atë që ne kemi thënë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here