Opozita del kundër formulës për KQZ, Ralf Gjoni zbulon arsyen e bojkotit

0
400

Kundërshtia e opozitës për formulën e re të KQZ, duket se është arsyeja pse kjo pikë nuk ishte në draftin e fundit të ekspertëve. Gjithashtu arsyeja pse anëtaret e opozitës parlamentare bojkotuan mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore pasditen e së hënës, ku duhej të diskutohej ky draft.

“Ne kemi patur disa propozime që duhet të diskutohen në komision por PS refuzon. Ne duam depolitizim të administratës por jo në formatin që propozohet. Duam debat dhe diskutim për sistemin ku të elaborohet sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura”,  thotë Gjoni.

Rreth një muaj më parë varianti i përzgjedhur nga ekspertët për depolitizimin e administratës zgjedhore, përkrahur nga mazhoranca, ishte një KQZ me 3 nivele. Në krye të saj do të ishte komisioneri zgjedhor i cili do të drejtonte tërë procesin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here