Një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Antverp të Belgjikës del në publik vazhdimisht me paruke pasi druhet nga një luftë që ka ndezur me mafien shqiptare në qytetin e Antverpë.
Sipas portalit 7sur7, mendohet se Grabriel i ka vjedhur një sasi të konsiderueshme kokaine mafias shqiptare. Në total flitet për të paktën 1500 kg kokainë. Urdhri për ekzekutimin e tradhtarit u dha menjëherë dhe prej atëherë, kanë ndodhur një seri sulmesh, ku në banesën e prindërve të Gabriel C. është hedhur një granatë.
Gazeta belge Nieuws Blad raporton se ai inskenoi vdekjen e tij për të shpëtuar nga hakmarrja.
Krimineli bëri gjithçka të dukej si një vrasje e vërtetë, nisur që nga plagët e shumta në trup e deri te mbishkrimi në gjoks “Hajdut”.
Pas hetimeve u zbulua se gjithçka ishte një inskenim i përgatitur nga një grimier profesionist. Edhe në tetor të këtij viti, Gabriel C. inskenoi vdekjen e tij, duke përhapur një certifikatë nga policia e Gambias, ku thuhej se ai ishte mbytur në një liqen.
Ndërkohë dhëndri i tij u qëllua me plumb në stomak një ditë më pas. Hakmarrja vazhdoi edhe më vonë kur u hodhën dy granata në një bllok apartamentesh ku mendohej se fshihej Gabriel C.