Britani, Johnson bllokon me ligj shtyrjen e Brexit

0
343

Pas më shumë se tri vitesh debate, qeveria britanike është e vendosur të zgjidhë me shpejtësi çështjen e brexitit. Projektligji i dakordësuar me Bashkimin Europian pritet të hidhet në votim të premten. Një amendim i fundit përjashton shtyrjen e procesit. Kryeministri i saporizgjedhur britanik, Boris Xhonson, synon të përmbushë premtimin për nxjerrjen e vendit nga BE-ja duke e përjashtuar me ligj shtyrjen e periudhës tranzitore të Brexitit përtej 2020-ës. Amendimi i i qeverisë pritet të hidhet në votë të premten pasi të jetë konstituar parlamenti dhe të jetë mbajtur fjalimi i mbretëreshës Elizabeta e Dytë.

 Shtojca është pjesë e projektligjit që parashikon realizimin e Brexitit brenda 31 janarit 2020. Bashkimi Europian ka paralajmëruar më herët se realizimi i klauzolave mund të marrë më shumë kohë sesa afati i paramenduar nga qeveria britanike. Ndërkohë, Xhonson shprehet optimist, edhe pse kritikët druhen se ky plan i tij rrezikon realizimin e Brexitit pa marrëveshjen paraprake me Brukselin. Të hënën, shefi i qeverisë priti 109 deputetët e rinj konservatorë që arritën fitore në zgjedhjet e përgjithshme të 12-dhjetorit. Fushata e fokusuar më së pari te Breksiti dhe rritja e financimeve për sistemin shëndetësor u siguroi konservatorëve 365 mandate nga 650 në total.Laburistët pësuan humbjen më të thellë prej tetë dekadash, duke marrë 203 mandate, rezultat qe solli largimin e kryetarit Xheremi Korbin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here