Ish-Sekretari i parë i Komitetit të Partisë së Shkodrës Muho Asllani i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24”foli për masat që mori shteti në rastin e tërmetit të vitit 1979 në Shkodër.
Asllani u shpreh se ka pritur Enver Hoxhën në Shkodër, ndërsa nënvizoi se Enveri erdhi vetë në qytetin verior, me një benz antiplumb, të rrallë për atë kohë.
“Enver Hoxha më porositi që në këtë rast mos të shikohet a janë familje komuniste a janë kulakë, sepse nuk u bë dallim në këtë tragjedi. Kishte shtëpi që nuk kanë lëvizur se ata ishin mësuar në atë banesqë që ishin. Gurin e parë për ndërtimin e lagjes në Baçallëk e ka vënë Hysni Kapo, kurse shiritin e ka prerë Enver Hoxha. Mehmet Shehu e Ramiz Alia kanë ardhur ditën e dytë pas tërmetit. Enver Hoxha i ka parë shtëpi më shtëpi, lagje më lagje.
Enver Hoxha ka qëndruar 4-5 ditë në Shkodër. Në Bajzë kur ishim, më tha që jam bërë shkodran tha. U pa kush punon dhe shumë u ngritën në përgjegjësi. Benzi i Enver Hoxhës ishte antiplumb. Vetëm benzi i Xhevdet Mustafës po ashtu ka qenë me antiplumb, ai erdhi për të vrarë Hoxhën. Më tha Enveri që më bëj një listë të atyre që kanë punuar dhe futa ca emra shokësh e shoqesh që kanë bërë punë.”, tha Asllani.