Pas dëshmisë së kreut të KEd, Ardian Dovrani në prokurori dhe deklaratës që dha më pas për mediat, ka ardhur reagimi i menjëhershëm nga Presidenca.
Me një postim në Facebook, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi shkruan se “Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik”.
Mes të tjerash, Dvorani i pyetur për videot përvëluese të përmendura nga Presidenti Meta i ka quajtur ato material artistik, filma me metrazh të shkurtër.
Reagimi nga Tedi Blushi:
Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik.
Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend.
Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, për të ndaluar kapjen totale të institucioneve të drejtësisë, përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm që garanton funksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë.