SPAK do të hetojë dhe ndjekë penalisht korrupsionin, krimin e organizuar, si dhe krimet e kryera nga zyrtarë të lartë.
Sot përfundoi afati për të kandiduar për postin e drejtuesit të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), tre prokurorë kanë shprehur interesin e tyre, ku dhe pritet të dorëzojnë platformën e tyre .
Ata janë; Altin Dumani nga Prokuroria e Apelit Tiranë; Arben Kraja nga Prokuroria e Përgjithshme; Ervin Kondili nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.