Efektivi i RENEA-s që ra nga një lartësi mbi 200 metra është nxjerrë nga humnera. Bledar Beluli ra në një greminë në zonën e Dukagjinit, teksa po ngjiste malin e Zorgjit për alpinizëm.
Efektivi u nxor nga humnera falë Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës. Beluli ka qëndruar 5 orë në greminë për shkak të operacionit të vështirë të shpëtimit në terrenit të thyer malor.
Ndërkaq, ai ka marrë dëmtime të rënda në të dyja këmbët, dorë dhe legen.