Valë arrestimesh në Tiranë/ Vihen në pranga 4 biznesmenë, policia nxjerr detajet

0
342

Në kuadër të operacionit të koduar “Informaliteti 2” nga seksioni për krimin ekonomik dhe financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 shtetas

Në një njoftim për mediat thuhet se janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest me burg” për 4 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim 4 persona të tjerë.

NJOFTIMI

Në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor finalizuan operacionin policor të koduar “Informaliteti 2”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit:

– A. R., 46 vjeç, A. A., 61 vjeç, Dh. B., 48 vjeçe, dhe A. I., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë, ku për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave” .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here