Pallati i cili para 2 ditësh strehoi 70 familje të prekura nga tërmeti i është vënë shiriti dhe është shpallur i pabanueshëm në zonën e Astirit.
“Ndodhem në zonën e Astirit. Pallati që po shihni ka strehuar mbi 70 familje, i është vënë shiriti dhe është shpallur i pabanueshëm. Përmes komunikimeve që kam patur me banorë të cilët vijojnë të zhvendosin sendet me vlerë. Më kanë thënë se në fakt ka patur komunikime nga ana autoriteteve për tu ofrua banesa por jo veprime konkrete. Sërish vijojnë të kalojnë natën tek të afërmit dhe shpresojnë të marrin një banesë”.
Banorët vazhdojnë të flenë në makina e tyre apo tek të afërmit, në pritje të një përgjigje përfundimtare nga ana e autoriteteve.