Google search engine
Home Politike Drejtesi Betohet në Kuvend dhe merr zyrtarisht detyrën si kryeprokuror, kush është Olsian...

Betohet në Kuvend dhe merr zyrtarisht detyrën si kryeprokuror, kush është Olsian Çela i “dosjeve të nxehta”

0
325

Kuvendi ka zgjedhur sot Kryeprokurorin e ri të Përgjithshëm, Olsian Çela. Mazhoranca dhe opozita e re në Kuvend bashkuan votat dhe me 101 vota pro 2 kundra 10 abstenim, Çela u miratua kryeprokurori i ri.

Kryeprokurori i ri, Olsian Çela, është betuar në seancën e sotme në Kuvend, duke marrë zyrtarisht detyrën.

Çela u zgjodh në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm me 101 vota pro, nga 84 që përcakton Kushtetuta.

Por kush është Olsian Çela kandidati i parë  për Prokuror të Përgjithshëm?

Përgjatë viteve 2008- 2012, Çela ka drejtuar Prokurorinë për Krime të Rënda.

Kujtojmë se disa nga dosjet e hetuara prej tij, janë çështja e Mirit të Xhikes pronarit të Kartodromit, dosjen e trafikut nga grupi “Kompas”, si dhe çështjen e viteve të fundit që njihet si dosja “Xibraka”, ku një nga të hetuarit është edhe Ermal Hoxha, i etiketuar si nipi i diktatorit Enver Hoxha si edhe grabitja në aeroportin e Rinasit në 2016, ku me firmën e tij në kërkim ndërkombëtar është Aleks Pepa. Më herët, ai hetoi për masakrën e Kartodromit apo grupin e Niklës.

Përgjatë viteve si prokuror, Çela nuk është lakuar  negativisht, as nga ana profesionale dhe as nga  aspekti i pasurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here