Qytetarë grekë, por edhe shqiptarë, kanë kontribuar masivisht në fushatën e grumbullimit të ndihmave humanitare për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Veç shumë shoqatave atdhetare shqiptare, edhe televizioni Skay ka nisur dje një fushatë solidariteti dhe grumbullimi ndihmash për të dëmtuarit nga tërmeti.
Shuma të konsiderueshme monetare dhe materiale janë grumbulluar deri tani, ndërkohë që fushata ende vazhdon.