Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një prononcim për shtyp ka njoftuar se mësimi do të nisë ditën e nesërme pjesërisht në Lezhë, Rrogozhinë, Kamëz, Kavajë. Shahini ka theksuar se Bashkia Tiranë dhe Vorë do të nisë mësimin në datën 9 dhjetor. Po ashtu edhe qarku Durrës dhe bashkia Kurbin do të rifillojë mësimin me datën 9 dhjetor.
Dita e Rinisë me datën 8 dhjetor nuk do të bëhet pushim ditën e hënë më datë 9 dhjetor.