Jashtë funksionit për të pritur nxënësit/ I dëmtuar nga tërmeti, rrethohet me shirit një tjetër gjimnaz i njohur në Tiranë

0
330

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një konferencë për shtyp bëri me dije sot se në Qarkun Durrës, Bashkia Kurbin, Bashkia Vorë dhe Bashkia Tiranë – mësimi rifillon më datë 9 dhjetor. Por mësimi nuk do të rinisin në të gjitha gjimnazet, pasi ‘Sami Frasheri’ është një nga shkollat në të cilat nesër nuk do të zhvillohet procesi mësimor.

Godina e kesaj shkolle ka mbetur e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Mesohet se ajo ka pasur demtime ne tavanin e katit te trete duke e bere aktualisht jashtë funksionit per te pritur nxenesit qe kane nje jave pa mesim. Kjo ndërtesë është rrethuar nga shiriti i kuq dhe nuk lejohet asnjë person te futet brenda.

Në të gjitha bashkitë e tjera ku mësimi është pezulluar, do të rifillojë nesër më datë 5 dhjetor.

Shkollat e dëmtuara kanë plan zhvendosjeje dhe transport të siguruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here